Bota

23 Dhjetor 2020, 08:35 Nga DOSJA

BRITANI E MADHE-Astrit Mija, një vrasës shqiptar, i cili është dënuar në Britaninë e Madhe, i  ka shpëtuar dëbimit nga Anglia për në Shqipëri, kjo pasi sipas një gjykatëseje ai mund të dëmtojë persona të tjerë në atdheun e tij.

Sipas DailyMail, Astrit Mija vrau shokun e tij të dhomës, Arben Basha në vitin 2003 vetëm 4 vite pasi kishte mbërritur në Britaninë e Madhe. Ai kishte qëndruar ne Britani, duke mashtruar si refugjat kosovar.

Për vrasjen e kryer, Mija ka bërë 17 vite burg. Në një situatë normale ai do të kthehej në Shqipëri pasi të kishte përfunduar dënimin. Por një gjykatëse e emigracionit Anna-Rose Landes vendosi kundër dërgimit të Mijës pasi ai mund të ishte i rrezikshëm për të tjerët pavarësisht kujdesit falas psikiatrik në spitalet shqiptare.

 ‘Ekziston një rrezik real që në rrethana të tilla ai nuk do të ketë mundësi të ketë marrje në ilaçe ose lehtësira  pasi të rikthehet, kështu ai mund të dëmtojë vetë / vrasë veten ose në të dëmtojë të tjerët,”-ka thënë ajo.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anna-rose landes astrit mija britani e madhe anna-rose landes astrit mija britani e madhe

Sondazh

Poll

Bota 23 Dhjetor 2020, 08:22

Joe Biden dhe marrëveshja bërthamore me Iranin

Nuk do jetë e lehtë t’i kthehesh një marrëveshjeje që kërkoi vite me radhë që të arrihej dhe u sabotua jashtë çdo rregulli menjëherë pasi u arrit, ...