Aktualitet

I shkoi për ngushëllim/ Babai i Klodian Rashës tregon bisedën me Ramën: I thashë se s’kërkoj lëmoshë dhe mëshirë, f

23 Dhjetor 2020, 07:53 Nga DOSJA
I shkoi për ngushëllim/ Babai i Klodian Rashës tregon

TIRANË– Babai i 25-vjeçarit Klodian Rasha, që u vra nga një efektiv i Policisë së Shtetit, Qazimi ka zbardhur detaje nga takimi me kryeministrin Edi Rama, ditën që ky i fundit shkoi për ngushëllim.

Në një intervistë në “Klan Kosova”, babai i të ndjeri tregoi se ia kishte bërë të qartë kreut të qeverisë se nuk do të pranonte asnjë pension, por kërkonte vetëm zbardhjen e të vërtetës.

“Kryeministrit i thashë: Kryeministër, unë jam kryetar i familjes, ti je kryetar i shtetit. Je ai që do i mbrosh si fëmijët e mi, njësoj si të tutë. Nëse ke ardhur për ngushëllim je i mirëpritur si çdo qytetar. Nuk kërkoj asnjë lloj lëmoshe, apo mëshire, se i kam rritur fëmijët me djersën e ballit. Shtetit nuk i kërkoj ndihmë, por dinjitetin e familjes sime. Nëse e mendoni si unë ju faleminderit. Unë nuk kam nevojë për para, por kam nevojë që çështja të zbardhet dhe të shërohet një pjesë e plagës. Nëse ju e ndjeni se jeni pjesë e fajit, ti vendos 700 pensione, unë sot e deklaroj jepja njerëzve të varfër, fëmijëve të sëmurë, të gëzojnë ata prindërit shëndetin e fëmijës së tyre,” – tha ai.

Klodian Rasha u vra më 8 dhjetor teksa po kthehej në shtëpi, nga ku kishte dalë për të blerë një paketë cigare. Deri më tani për ngjarjen është akuzuar efektivit Nevaldo Hadëraj, i cili ka pranuar krimin duke u shprehur se kishte menduar se 25-vjeçari kishte armë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama klodian rasha vrasja e klodian rashes edi rama klodian rasha vrasja e klodian rashes

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Dhjetor 2020, 07:26

Titujt e portaleve, 23 dhjetor 2020

TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt e portaleve për ditën e sotme.Abcneës ka lajm kryesor vrasjen e tre policëve në Francë, Balkanweb ka tërmetin e fuqi...

Aktualitet 22 Dhjetor 2020, 21:57

SHKODËR– Dosja.al ka siguruar fotot e dy prej tre vëllezërve Pjetri që menaxhonin lokalin që u sulmua mbrëmjen e sotme me armë zjarri në Shkodër. Siç...