Aktualitet

Kërkoheshin për trafik droge/ Ekstradohen drejt Italisë dy shqiptarë (EMRAT)

23 Dhjetor 2020, 07:22 Nga DOSJA
Kërkoheshin për trafik droge/ Ekstradohen drejt Italisë dy

TIRANË- 2 shqiptarë, të cilët ishin të kërkuar nga Interpol për trafik droge janë ekstraduar ditën e sotme në Itali.

Policia bën të ditur se të estraduarit janë Flamur Tuda, 49 vjeç banues në Lushnjë, për të cilin Gjykata e Pavias, Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit për veprimtari kriminale në fushën e drogës. Mësohet se a ka pasur rolin e menaxherit të një grupi që merrej me trafikim droge.

NJOFTIMI I PLOTË

Dy shtetas shqiptarë të kërkuar nga drejtësia italiane për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve janë ekstraduar drejt Italisë. Nga Interpol Tirana u ekstradua drejt Italisë shtetasi në kërkim ndërkombëtar F. T., 49 vjeç banues në Lushnjë, për të cilin Gjykata e Pavias, Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit për veprimtari kriminale në fushën e drogës. Shtetasi F. T. ka pasur rolin e menaxherit të një grupi që merrej me trafikim droge. Ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, merrej me sigurimin e lëndës narkotike të llojit kokainë. Po nga Interpol Tirana u ekstradua për në Itali shtetasi në kërkim ndërkombëtar Fation Xhezairi, 35 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata Apelit e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet, 9 muaj e 6 ditë burg, për veprën penale “Trafik droge”. Nga fillimi i qershorit deri në fund të gushtit 2011, në një zonë të Italisë, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, është marrë me shitje të lëndëve narkotike dhe ka menaxhuar dorëzimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe heroinë nga tregtarë droge me origjinë nga Italia. Në disa raste ka hasur problematika për të marrë paratë që i kishin borxh tregtarët lokal të drogës, të cilët ai i kërcënonte dhe i detyronte me dhunë që t’i jepnin paratë. Në Rinas, specialistët e Interpol Tiranës, të dy shtetasit e arrestuar ua kanë dorëzuar oficerëve të eskortës Interpol Roma, për shoqërimin drejt Italisë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fation xhezairi flamur tuda fation xhezairi flamur tuda

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Dhjetor 2020, 21:57

SHKODËR– Dosja.al ka siguruar fotot e dy prej tre vëllezërve Pjetri që menaxhonin lokalin që u sulmua mbrëmjen e sotme me armë zjarri në Shkodër. Siç...