Sport

VIDEO/ Kishte 8 ndeshje rradhazi që nuk fitonte, Fiorentina e gjen suksesin në Torino kundër Juventusit

22 Dhjetor 2020, 21:58 Nga DOSJA
VIDEO/ Kishte 8 ndeshje rradhazi që nuk fitonte, Fiorentina e gjen suksesin

TORINO– Juventus thyhet në shtëpi. Bardhezinjtë humbasin 3-0 ndaj Fiorentinës në ndeshjen e fundit të vitit 2020. Një takim që nisi shumë keq për bardhezinjtë të cilët e panë veten në disavantazh në minutën e 3-të me anë të Vlahovic, ndërsa për të katranosur gjithçka mendoi Cuadrado në minutën e 18-të duke u ndëshkuar me karton të kuq pas ndërhyrjes së rëndë që bëri ndaj kundërshtarit.

Në inferioritet numerik në gjatë pjesës dërrmuese të sfidës, bardhezinjtë u munduan të paktën të shmangnin humbjen, por morën një tjetër goditje në minutën e 76-të, kur Alex Sandri realizoi autogol. Vetëm 5 minuta më vonë Caceres shënoi të tretin për ekipin vjollcë, që me këtë sukses shumë të rëndësishëm i largohet disi zonës së ftohtë.

Disfatë e rëndë për “Zonjën e Vjetër”, që tashmë lë Milanin si skuadrën e vetme pa humbje në jo vetëm në Serinë A por edhë në të gjitha ligat kryesore në Europë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fiorentina juventus fiorentina juventus

Sondazh

Poll

Sport 22 Dhjetor 2020, 19:37

BRAZIL-Finalja e kampionatit në Brazil për moshat U-17 midis Fluminenses dhe Athletico Paranaense përfundoi me një sherr masiv ku u përfshinë të gjithë lojtarët...