Sport

Legjenda bardheblu Kola-zv.kryeministrit Braçe: “I shkurtër në mendje dhe ide, sa nje fushë minifutbolli”

22 Dhjetor 2020, 18:42 Nga DOSJA

TIRANE – Zv.kryeministrit Erion Braçe, i cili si përherë, sapo gjen rastin, sulmon presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Rasti më i fundit, ishin punimet e Asamblesë së Jashtëzakonshme të FSHF-së, ku presidenti Duka, kritikoi ashpër mënyrat dhe politikat shtetërore të drejtimit të sportit, duke i cilësuar ato si më të turpshmet e 30 viteve të fundit.

Kuptohet, fatura shkonte për kryeministrin Rama, gjë që nuk i ka pëlqyer “veqilit” të tij Braçe, i cili ka shkruar në rrjetet sociale: “Po zotëria një fushë kishte për detyrë të bënte, 1 jo 100, kryefushën në Qemal Stafa dhe shkoni ta shihni në çkatandi është. Nuk luan dot një ndeshje me Ballshin aty, jo më me Anglinë!

Për këtë politikë sportive bëhet fjalë?”

Por befas, ndaj këtyre fjalëve, ndaj këtij qëndrimi të zv.kryeministrit Erion Braçe, ka reaguar ashpër në faqen e tij në Facebook, legjenda bardheblu, sulmuesi i Tiranës Agustin Kola, i cili shkruan:

“Erioni i vogel, i fushave te medha. Zv/problemi me i vogel, i shoqerise shqiptare, ne ekonomi, politike dhe ca me keq ne sport, i shkurter ne mendje dhe ide, sa nje fushe minifutbolli shkolle, vazhdon te “ulurase” me zerin e miut. Ky “gjysem-luan”, e “gjysem-mi” me kete shpirt “opozitari”, shqetesohet vetem per nje gje: Per suksesin e te tjereve.

I rujte Zoti… trupmendjeshkurterit!”

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport agustin kola armand duka asambleja e jashtezakonshme e fshf kryeministri rama legjenda bardheblu zv.kryeministri erion brace agustin kola armand duka asambleja e jashtezakonshme e fshf kryeministri rama legjenda bardheblu zv.kryeministri erion brace

Sondazh

Poll