Sport

“Një nga fushat që donte një president federate” Braçe dhe Rama nisin “luftën virtuale” ndaj Armand Dukës

22 Dhjetor 2020, 18:30 Nga DOSJA
“Një nga fushat që donte një president federate”

SHQIPËRI-Që qeveria dhe Federata e Futbollit nuk i kanë pasur punët mirë kjo dihet. Prej vitesh dy institucionet janë futur në një debat ku kulmi arriti me ndihmën ekonomike që duhet të përfitonte futbolli në epokën e koronavirusit.Në fillim nëpërmjet një letre të hapur FSHF i kërkoi Kryeministrit Rama të fuste dhe futbollin në paketën e ndihmës, por nje gjë e tille u refuzua në menyrën më të ashpër nga ana e kryeministrit.

Zv.kryeministri Erion Braçe dhe Edi Rama nuk kanë nguruar të bëjnë ironi në drejtim kreut të Federatës, Armand Duka. Ndërsa inspektonin një shkollë të re në Seman të Fierit, Braçe u ndal edhe te një fushë dedikuar futbollit dhe sigurisht duke ironizuar Dukën. “Kjo është një nga fushat që ka kërkuar një president federate.”

BATUTAT MIN 4:08

Rama: Temperaturën e mata te shkolla tjetër, Erionit i rri 38 kështu që nuk është temp simptomatike.

Braçe: Jo jo 36.2 sa kam hyrë në qeveri më ka rënë dhe mua.S’kemi lënë asgjë, kemi marrë gjithë hapësirën që kishte.

Rama: Shumë mirë dhe me kalceto, shumë bukur, topi po pret po pa kundërshtar s’luaj, Erioni po nuk është për këtë punë.

Braçe: Kjo është një nga 100 fushat që na kërkon se ç’është një president federate.

Rama: Fillove tani? Lëre tani

Braçe: Po që ne i kemi bërë pa na thënë ai dhe pa na dhënë ndonjë lekë ai.

Rama: Fillove luftën tani?

Braçe: Jo mo ai e filloi jo unë, mua kush më ngacmon zyshën ka punë, kaq e thjeshtë. I kemi bërë për 52 milionë lekë.

Rama: Po ajo ca është?

Braçe: Fusha e futbollit, dhomat e zhveshjes

Rama: Fushë trekëndëshe?

Braçe: Jo mo vlla është drejtkëndëshe tamam.

Rama: Ta bëjë federata

Braçe: Kë të bëjë federata? Mos ma fut mua këtu atë, i bëjmë vet ne s’kemi nevojë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armand duka edi rama erion brace armand duka edi rama erion brace

Sondazh

Poll