Sport

Juventus-Napoli do të riluhet, zhvlerësohet fitorja 3-0 në tavolinë për Juven!

22 Dhjetor 2020, 17:30 Nga DOSJA
Juventus-Napoli do të riluhet, zhvlerësohet fitorja 3-0 në

ITALI – Ndeshja Juventus-Napoli duhet të përsëritet dhe napoletan do të rikuperojë pikët e dënimit, të vendosur nga komisionet disiplinore të shkallës së parë dhe të dytë.

Kolegji i Garancisë pranë CON-it, shkalla e fundit e drejtësisë italiane në sport, i kryesuar nga ish-ministri i Jashtëm Franko Fratini, ka rrëzuar vendimin e Gjykatës Federale dhe të Gjykatës së Apelit Sportiv, për dhënien e fitores 3-0 në tavolinë skuadrës së Juventusit.

Pas këtij vendimi, federate italiane dhe liga, po mendojnë që takimi Juventus-Napoli të zhvillohet më 13 janar, duke shtyrë ndeshjet e Kupës së Italisë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fitorja ne tavoline juventus-napoli juventusi napoli seria a fitorja ne tavoline juventus-napoli juventusi napoli seria a

Sondazh

Poll