Sport

Ekonomisti De Liebana zbulon klubin që është prekur më tepër nga pandemia: Duhet të…

22 Dhjetor 2020, 18:57 Nga DOSJA
Ekonomisti De Liebana zbulon klubin që është prekur më

SPANJË-Nuk është më një sekret që Barcelona është goditur rëndë nga virusi COVID-19 dhe ekonomisti Jose Maria Gay de Liebana beson se klubi duhet të ndalojë çdo projekt. Gay de Liebana, presidenti i Shoqatës së Ekonomistëve të Katalonjës (CEC Komisioni i Ekonomisë dhe Financave në Sport), theksoi projektin Espai Barca dhe rimodelimin e Camp Nou.

“Sipas të dhënave [nga firma e konsulencës] Deloitte, kampionati që i ka rezistuar më mirë pandemisë ka qenë Bundesliga gjermane, “tha Gay de Liebana. Ndërsa për klubet e LaLiga-s, ekonomisti u shpreh se Barcelona është” një nga klubet më të prekura nga COVID-19 “, një rënie e shpejtë e të ardhurave operative nga të drejtat televizive, marketingut dhe biletave me një rënie prej 145.5 milion euro.

Në këtë kuptim, Gay de Liebana rekomandon që bordi drejtues i Barcelonës – dhe bordi tjetër që vjen në presidencë duhet të marrë parasysh që klubi ka një nivel të lartë të borxhit dhe do të duhet të kryejë një plan të qëndrueshmërisë, duke ndaluar çdo projekt investimi. Sa i përket klubeve evropiane, Gay de Liebana pretendon se Manchester United është klub model, sepse ata kanë qenë në gjendje të ulin kostot , diçka që nuk ka ndodhur në Spanjë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona jose maria gay de liebana manchester united barcelona jose maria gay de liebana manchester united

Sondazh

Poll