Sport

Pioli: “Edhe një përpjekje të fundit për të mposhtur Lacion”

22 Dhjetor 2020, 17:01 Nga DOSJA
Pioli: “Edhe një përpjekje të fundit për të

ITALI – Gjithçka nisi një vit më parë. Saktësisht më 22 dhjetor 2019, me ato pesë “shuplaka” të marra në Bergamo nga Atalanta, që poshtëruan Milanin, në madhësi dhe formë, dhe i dhanë mundësinë kuqezinjve për të kuptuar se ishte e nevojshme të trajtohej situata në mënyrë drastike.

Një vit më vonë, “Djalli” u largua nga ferri dhe shkoi në parajsë. Me një shpejtësi që as optimistët më optimistë, nuk do të kishin guxuar ta mendonin. 12 muaj më vonë, ajo skuadër e zhytur në një krizë dramatike, e gjen veten para të gjithëve.

Stefano Pioli, para sfidës së fundit të vitit, e fillon nga Bergamo: “Ishte një humbje poshtëruese për të gjithë ne, por ishte guri i pare, mbi të cilin ne bazuam ndërtimin tonë. Ne e kuptuam se duhej të ndërhynim dhe kompania bëri një merkato të goditur në janar, si në hyrje ashtu edhe në dalje. Ne kishim nevojë për cilësi te lojtarët, ide të qarta loje dhe shpirt të shkëlqyeshëm. Kemi qenë të mirë në bartjen e të gjitha këtyre gjërave përpara. Shpesh disfatat të mësojnë më shumë sesa fitoret”.

Fitorja është padyshim fjala, me të cilën Pioli do të donte t’i jepte fund këtij viti fantastik 2020. Pavarësisht nga dëmtimet e shumta të lojtarëve të tij. Megjithëse ndjekësit janë të ashpër. Përkundër gjithçkaje…

“Kundër Lazios është një ndeshje që vlen shumë. Unë po i them ekipit që kemi bërë shumë, kemi punuar shumë, kemi shtrënguar dhëmbët dhe tani duhet të bëjmë përpjekjen e fundit. Ata janë të fortë, vijnë nga një fitore e shkëlqyer ndaj Napolit dhe kanë një potencial të rëndësishëm sulmues, por edhe ne po bëjmë mirë, përtej mungesave. E rëndësishme është të shmangim disa gabime, çdokush do të duhet të sakrifikojë për një lojë të vetme,”- deklaroi trajneri i kuqezinjve Stafano Pioli para sfides së nesërme ndaj Lacios.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kuqezinjte e milanit milani sfida ndaj lacios stefano pioli kuqezinjte e milanit milani sfida ndaj lacios stefano pioli

Sondazh

Poll