Sport

Ahmataj: “I kemi forca për ta përballuar Teutën, por duhet impenjim maksimal”

22 Dhjetor 2020, 16:31 Nga DOSJA
Ahmataj: “I kemi forca për ta përballuar Teutën, por duhet

KORÇE – Pas barazimit të merituar ndaj Tiranës në fundjavë, Skënderbeu do të përballet nesër, në orën 13:45, me skuadrën durrsake të Teutës, sërish në Korçë, ku do të kërkojë një tjetër rezultat pozitiv. Trajneri Julian Ahmataj doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ka theksuar se rezultatet nuk vijnë për inerci dhe se skuadra duhet të japë maksimumin në fushë për të arritur suksesin e kërkuar.

As ndeshjes me Tiranën, a prisni një tjetër paraqitje pozitive nga ekipi juaj?”Inercia në futboll nuk ekziston, prandaj është e rëndësishme që të kristalizohet kjo gjë në mendjet tona për të arritur maksimumin. Është një ndeshje tjetër dhe nuk është më Tirana, është ndeshja e Teutës e cila është një skuadër shumë e fortë që do impenjimin maksimal”.

A i ka mundësitë Skënderbeu të marrë rezultat pozitiv ndaj Teutës?
”Teuta ka një skuadër të mirë dhe cilësore që do vlerësuar maksimalisht, sepse ka pretendime madhore në këtë edicion dhe impenjimi maksimal i futbollistëve duhet të jetë në maksimum për të arritur objektivin. Besoj që kemi forca për të përballuar ndeshjen dhe për të marrë maksimumin në një ndeshje”.

Deri ku mund të shkojë kjo skuadër?
”Nuk është arritur ajo që unë kam në mendje, kemi punuar gjatë periudhës së verës në një sistem tjetër dhe më pas kemi ndryshuar sistemin në varësi të disa problemeve që erdhën dhe dëmtimeve që na ndodhën në skuadër. Dhe për t’u përshtatur në sistemin e ri duhet kohë, nuk kemi bërë siç duhet manovrën sulmuese se ajo është më e vështira”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport sfida ndaj teutes skuadra e skenderbeut skuadra korcare trajneri julian ahmataj sfida ndaj teutes skuadra e skenderbeut skuadra korcare trajneri julian ahmataj

Sondazh

Poll