Sport

“Pep apo Mou? Mou fitoi Champions me Porton, Pep nuk e bëri me Bayern”

22 Dhjetor 2020, 15:08 Nga DOSJA

SPANJE – Në një intervistë për spanjollen “Marca”, ish-sulmesi i njohur kameruas Samuel Eto’o, është vënë mjaft në vështirësi të bëjë dallimet, midis trajnerëve Pep Guardiola dhe Hoze Murinjo, me të cilët ai ka punuar te Barça dhe te Interi. Por me gjithë gjuhën diplomatike të përdorur, kameruanasi ka rrëfyer përshtypjet e tij, pa arritur të fshehë simpatinë për Murinjon, për të cilin shprehet se e ka mik.

“Si trajner, Pep i përgatit ndeshjet si asnjë trajner tjetër. Mënyra si na stërviti ai, në vitin 2009 ishte e pabesueshme. Mënyra e tij e të bërit futboll sulmues, të pasurit kontrollin e topit, Pep ishte më i miri për këtë.

Hoze, së pari është një mik. Ai është person, që nëse nuk i pëlqen diçka, ta thotë. Ne të dy kemi temperament të njëjtë dhe e njohim mirë njëri-tjetrin. Ai është një nga njerëzit më të mirë që kam pasur të bëj në futboll.

Njerëzit përpiqen ta paraqesin atë si polemizues, por është një gënjeshtër. Ai është fitues i lindur, thotë gjithmonë fjalët e duhura. Nëse do të krahasoja Murinjon me Guardiolën? Nuk mund ta bëj. Njëri ka fituar Champions League me Porton, tjetri nuk e ka fituar me Bayern Mynih”,- përfundon ish-sulmuesi kamerunas Samuel Eto’o.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona hoze murinjo inter pep guardiola samuel eto'o barcelona hoze murinjo inter pep guardiola samuel eto'o

Sondazh

Poll