Sport

Kapiteni kuqezi Berisha fiton betejën me Covid-19, rikthehet në stërvitje

22 Dhjetor 2020, 14:38 Nga DOSJA
Kapiteni kuqezi Berisha fiton betejën me Covid-19, rikthehet në

ITALI – Lajme të mira vinë nga Ferrara. Mësohet se portieri dhe kapiteni i kuqezinjve tanë, Etrit Berisha, ka fituar betejën me Covid-19 dhe është bashkuar me skuadrën e SPAL-it në stërvitje.

Prej disa ditësh, Berisha vuajti infeksionin nga virusi famëkeq, madje ai u detyrua edhe të shtohej në spital për një kurim më të specializuar. Tani, të gjitha këto janë një kujtim i hidhur i lënë pas nga gardiani kuqezi.

Por megjithëse Etriti është bashkuar me shokët e skuadrës në stërvitje, akoma nuk mund të thuhet se kur ai do të jetë i gatshëm për të mbrojtur portën e SPAL-it. Mungesa e Berushës është ndjerë në 6 takimet e humbura prej tij, në mbrojtje të kuadratit të skuadrës nga Ferrara.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport covid-19 etrit berisha gardiani kuqezi kapiteni i kombetares kuqezi portieri i spal covid-19 etrit berisha gardiani kuqezi kapiteni i kombetares kuqezi portieri i spal

Sondazh

Poll