Politike

Betimi i Altin Binajt, Soreca: Përgëzime e punë të mbarë, tani presim anëtarin tjetër

22 Dhjetor 2020, 16:25 Nga DOSJA
Betimi i Altin Binajt, Soreca: Përgëzime e punë të

TIRANË– Ambasadori Luigi Soresa ka përgëzuar betimin e Altin Binajt si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Në një status në rrjetet sociale, Soreca shkruan se tani mbetet vetëm që të finalizojë pa vonesë listat për Anëtarët e tjerë që do të emërohen nga Presidenti dhe që Gjykata Kushtetuese të ketë funskionalitet të plotë.

Sot Z. Altin Binaj është betuar nga Presidenti Ilir Meta, si Anëtari i 5-të i Gjykatës Kushtetuese. Ne e përgëzojmë dhe i urojmë punë të mbarë. Funksionaliteti i plotë i Gjykatës tani është brenda mundësive, falë përpjekjeve të kombinuara të të gjithëve shqiptarëve. Tani i takon KED-së të finalizojë pa vonesë listat për Anëtarët e tjerë që do të emërohen nga Presidenti. Funksionaliteti i plotë i Gjykatës është një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për bisedimet e pranimit të Shqipërisë në Europë,”- shkruan Soreca.

Sot, gjyqtari Altin Binaj u betua para presidentit Ilir Meta si anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, gjyqtari Binaj duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë u betua para Presidentit Meta.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike altin binaj ne kushtetuese luigi soreca altin binaj ne kushtetuese luigi soreca

Sondazh

Poll

Politike 22 Dhjetor 2020, 15:12

Ish-deputetja Jorida Tabaku ka publikuar një video të deklaratave të kryeministrit Edi Rama, ku shkruan  se rritja e çmimit të karburanteve është ndër ak...