Bota

Alarm në Vatikan, dy kardinalë të afërt me Papën infektohen me COVID19

22 Dhjetor 2020, 15:21 Nga DOSJA
Alarm në Vatikan, dy kardinalë të afërt me Papën

VATIKAN- Dy kardinalë të afërt me papa Françeskun kanë rezultuar pozititv me Covid-19. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se ata kanë rezultuar pozitiv një ditë pasi Papa shkëmbeu urimet e Krishtlindjeve me stafin e lartë të Vatikanit.

Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni ka thënë se i infektuar me Covid është kardinali polak Konard Krajewski, i cili merret me administrimin e organizatave bamirse të Papës. 57 vjeçari momentalisht ndodhet në një spital në Romë. Kardinali tjetër është Giussepe Bertello, i cili është guvernatori i qytetit të Vatikanit. Ky i fundit është i izoluar në shtëpinë e tij.

Ndërkohë që autoritetet vendase janë në kërkim për kontaktet e tyre të fundit në mënyrë që të marrin masat e paraprake për mospërhapjen e Covid.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 2 kardinale me covid giussepe bertello konard krajewski matteo bruni papa françesku 2 kardinale me covid giussepe bertello konard krajewski matteo bruni papa françesku

Sondazh

Poll