Bota

FOTO/ Protestë e dhunshme për masat anti-Covid në SHBA, arrestohen 4 persona një shpallet në kërkim

22 Dhjetor 2020, 12:14 Nga DOSJA
FOTO/ Protestë e dhunshme për masat anti-Covid në SHBA,

SHBA-Një mbledhje e mbajtur në ndërtesën e Kapitolit në Oregon, ku ligjëvënësit ishin duke diskutuar për masat e reja që mund të vendoseshin në vend për mbrojtjen nga Covid-19, janë ndërprerë nga protestuesit.

Sipas mediave, qindra persona kanë protestuar për masat kufizuese për sa i përket mbylljes së disa bizneseve me qëllim uljen e përhapjes së koronavirusit në vend.

Protestuesit të cilët kanë qenë më shumë e 100, kanë thyer dyert prej xhami të ndërtesës së Kapitolit, si edhe dëmtime të tjera, ata patën edhe një përleshje me policin e cila është munduar të mbaj situatën nën kontroll.

Ndërkohë, janë arrestuar 4 prej protestuesve dhe një është në kërkim pasi është munduar të sulmojë disa prej gazetarëve.

Kjo ishte seanca e tretë plenare që mbahej për Covid-19 në këtë Oregon. Që prej shpërthimit të pandemisë në muajin mars, në Oregon janë shënuar më shumë se 103 mijë infektime nga Covid-19 dhe mbi 1,300 persona kanë ndërruar jetë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota oregon protesta ne oregon shba oregon protesta ne oregon shba

Sondazh

Poll