Bota

FOTO/ Tronditëse! Infektohet me Covid-19, 53-vjeçarja në Angli humb duart dhe këmbët

22 Dhjetor 2020, 11:59 Nga DOSJA
FOTO/ Tronditëse! Infektohet me Covid-19, 53-vjeçarja në Angli

ANGLI-Caroline Coster nga Bedford, ka treguar historinë e saj të trishtë në përballimin e Covid-19. Coster ka rrëfyer se ka humbur dhe duart dhe këmbët e saj pasi gjendja shëndetësore u përkeqësua.

Ajo u infektuar me Covid-19 në muajin mars dhe përfundoi në koma. Fatmirësisht, ajo arriti të fitojë betejën me këtë virus dhe pse dëmi që iu shkaktua është i madh, në duart dhe këmbët e saj nuk qarkullonte me gjak dhe duhet të priteshin.

Kështu jeta e saj ndryshojë, ajo nuk i ka gjymtyrët dhe është e detyrua të heqë dorë dhe nga puna si mësuese. Ndërkohë, Caroline i bën thirrje të gjithë për ndërgjegjësim. Sipas saj  Covid-19 nuk është një shaka dhe se duhet marrë shumë seriozisht.

“Është një sëmundje serioze dhe nëse nuk është serioze për ju, mund të jetë serioze për personat më të moshuar dhe të afërmit tuaj, mamaja, apo gjyshja juaj. Jeta ime e parë ishte e mirë. Jeta ime e dytë do të jetë gjithashtu e mirë. Do të jetë ndryshe, por do të jetë e mirë,”-ka thënë ajo.

(k,a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota caroline coster caroline coster

Sondazh

Poll