Bota

FOTO/ Renditet i treti për numrin më të lartë të infektimeve, njerëzit në Brazil nuk shqetësohen për virusin, nisin sez

22 Dhjetor 2020, 11:43 Nga DOSJA
FOTO/ Renditet i treti për numrin më të lartë të

BRAZIL-Shifra e të infektuarve me Covid-19 është rritur dhe një mutacion i ri është zbuluar, i cili ka shqetësuar pothuajse gjithë botën. Ndërkohë nuk mund të themi të njëjtën gjë për Brazilin edhe pse renditet i treti me numrin më të lartë të infektimeve, mijëra brazilian gjatë fundjavës i janë drejtuar plazheve për t’u relaksuar.

Në fotot e bëra publike në media ata shihen, pa maska dhe pa respektuar distancën sociale në plazhet e Copacabana, Ipanema dhe Leblon.

Fillimi i sezonit të plazhit në Rio de Janeiro, i cili tërheq edhe mijëra vizitorë të huaj, vjen më kohën kur presidenti Jair Bolsonaro vazhdon të minimizojë rreziqet që paraqet koronavirusi.

Sakaq, që prej fillimit të pandemisë në Brazil janë shënuar 7,264,221 raste infektimesh dhe kanë ndërruar jetë 187,322 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota brazil covid-19 ne brazil brazil covid-19 ne brazil

Sondazh

Poll