Politike

Ambasada Amerikane në Kosovë: Partitë ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të mundësohen zgjedhje të lira

22 Dhjetor 2020, 08:58 Nga DOSJA
Ambasada Amerikane në Kosovë: Partitë ta respektojnë

KOSOVË– Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ambasada u bën thirrje partive politike që ta respektojnë këtë vendim. Ambasada amerikane ka kërkuar që institucionet të sigurojnë zgjedhje të lira, të drejta dhe paqësore.

“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve në Kosovë të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojnë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore”, thuhet në njoftimin ambasadës.

Gjykata Kushtetuese dje mori vendimin se qeveria e kryeministrit Avdullah Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jo legjitime. Pas konsultimit me subjektet politike, Osmani pritet të shpallet edhe datën e zgjedhjeve, e cila duhet të jetë jo më larg se 40 ditë, afat ky që është përcaktuar në nenin 95 të Kushtetutës së Kosovës.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasada amerikane zgjedhjet e parakohshme në kosovë ambasada amerikane zgjedhjet e parakohshme në kosovë

Sondazh

Poll