Politike

Emiljano Nuhu bën DEKLARATËN “BOMBË”: Kam përgjime! Taulant Balla bisedë me një ‘të fuqishëm’ në Elbasan. Miste

22 Dhjetor 2020, 08:45 Nga DOSJA
Emiljano Nuhu bën DEKLARATËN “BOMBË”: Kam

TIRANË– Ish-oficeri i Policisë së Shtetit, Emiljano Nuhu ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se ka biseduar në telefon me një person shumë të fuqishëm në Elbasan.

Në një lidhje telefonike me “ABC”, Nuhu sqaroi se në vitin 2017 kishte nisur një procesim penal ndaj një grupi në Elbasan, dhe në biseda i ka dalë dhe emri i Ballës. Personi “X” i kërkonte deputetit socialist që për të, të ndërpriteshin hetimet ose ndryshe do të kërkonte pas paratë e investuara për zgjedhje. Ai shtoi se e ka përgjimin, dhe se pas një jave të gjithë drejtuesit e Policisë janë pushuar nga puna për të ndërprerë më pas edhe hetimin.

“Rreth vitit 2017, Drejtoria e Përgjithshme ka pasur një procedim policor të hapur për një grup në Elbasan për t’i mbajtur në vëzhgim për të parandaluar vepra të mëdha penale. Ka pasur edhe informatorë. Gjatë vëzhgimit dhe përgjimit ka qenë një telefonatë mes Taulant Ballës dhe një personi shumë të fuqishëm në Elbasan ku ky person i kërkonte të merrte masa për drejtuesit e policisë që kishte sjellë ose do të kërkonte paratë që kishte investuar për zgjedhje, diku te 3 mln euro. Një javë pas kësaj telefonate të gjithë drejtuesit e Policisë u pushuan direkt nga puna. Drejtoria e ndërpreu operacionin dhe informacionin e mbledhur nuk e referoi në prokurori,”- tha Nuhu.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike emiljano nuhu policia e shtetit taulant balla emiljano nuhu policia e shtetit taulant balla

Sondazh

Poll