Sport

Dede: “Kukësi i fortë, por Tirana edhe me 19-vjeçarë është favorite”

22 Dhjetor 2020, 11:34 Nga DOSJA
Dede: “Kukësi i fortë, por Tirana edhe me 19-vjeçarë

TIRANE – Trajneri i bardhebluve Nevil Dede, paraditen e sotme, në konfrencë për shtyp, ka folur për ndeshjen Kukësi-Tirana, që do të luhet të mërkurën, në orën 16:45, në stadiumin “Elbasan Arena”, në kuadër të javës së 10-të të kampionatit të Superiores.

Në fjalën e tij ai u shpreh, se dëmtimet janë kthyer në një problem të madh për Tiranën gjatë kësaj periudhe, ndërkohë që vlerësoi dhe Kukësin, duke lënë të kuptohet se bardheblutë do të synojnë fitoren për t’u  ngjitur në renditje.

Dëmtimet? “Po kalojmë disa probleme, Vangjeli është larguar për arsye shëndetësore. Ka një problematikë, që vetëm një doktor në Greqi mund ta përmirësojë. Kjo vjen nga ndeshjet e shumta dhe ngarkesa ka qenë e madhe për disa. Uroj ta përballojmë nesër sa më mirë. Të gjithë do të japin më shumë nesër kundër Kukësit. Problematika të bezdis, por nuk jam i shqetësuar”.

Torasa? “Ai ka pasur një problem, por na ka ndihmuar në çdo ndeshje. Torasa ka karakter luftëtari. Sakrifikoi në Korçë dhe bëri një ndeshje të mirë, si ai ashtu edhe skuadra”.

Ndeshja? “Kukësi është një ekip i fortë. Duam të shprehemi mirë, të jemi solidë dhe të përfaqësojmë fanellën. Duam të shkojmë në rrugën e vjetshme. Nuk është se kemi ecur shumë mirë deri tani.Ajo që e rrit këtë klub janë prodhimi që vjen nga akademia. Është bërë punë e mirë dhe kjo më intereson. Ata e ndjejnë fanellën dhe e duan. Ata që e duan mund të japin edhe më shumë nga vetja”.

Kritikat? “Ky grup po bën mirë dhe vetëm prej pikëve, opinioni mund të bëjë kritika. Kemi shumë të rinj, mund të kenë luhatje. Edhe pse të rinj, kanë pasur pak luhatje. Kjo më ngroh mua”.

Sasraku? “Sasraku ka bërë mirë, punon për skuadrën dhe asiston. E mira është të shënojë. U paraqit mirë kundër Skënderbeut, zëvendësimi erdhi për arsye taktike. Normalisht e mira nuk ka fund”.

MBROJTJA? “Kemi luajtur shumë ndeshje dhe kemi qenë disi të brishtë përpara. Po të shënonim do kishim 3-4 pikë më shumë. Shifrat flasin për ne, në zotërim topi. Kur ha bukë edhe thërrime do të bësh. Përpiqemi të ushqehemi sa më mirë”.

Melo dhe Asani? “Janë lojtarë të Partizanit dhe nuk i komentoj emrat e tyre. Kualitet kanë, normal, pasi e kanë treguar”.

Tirana favorite? “Jam i bindur se Tirana do të humbë shumë pak ndeshje, por sa do fitojmë mbetet për t’u parë. Ndokush thotë, që ishte dështim barazimi me Skënderbeun. Luajtëm në sulm dhe normalisht lihen hapësira prapa. Nëse fitojmë nesër, do i rikuperonim ato tre pikë dhe do afroheshim. E shohim nesër kush ka një marsh tepër. Ne jemi Tirana dhe jemi favoritë, edhe sikur të luajmë me 19-vjeçarë. Skuadrës i vë notën 8. Po të shënonim 3-4 gola më tepër, do t’i vendosja notën 9”,- përfundoi trajneri Dede.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport java e 10-te e superiores nevil dede sfida ndaj kukesit skuadra bardheblu tirana trajneri i bardhebluve java e 10-te e superiores nevil dede sfida ndaj kukesit skuadra bardheblu tirana trajneri i bardhebluve

Sondazh

Poll