Sport

Trofeu i shënuesi më i i mirë i Seria A, propozohet të quhet “Paolo Rosi”!

22 Dhjetor 2020, 05:50 Nga DOSJA

ITALI – Në gadishullin Apenin po diskutohet, që trofeu i shënuesit më të mirë në Seria A, të mbajë emrin e legjendës Paolo Rosi, në nderim të ish-kampionit të botës, golashënuesit të famshëm të viteve ’80, i cili para pak ditësh u nda nga jeta pas një sëmundjeje të pashërueshme.

Iniciativën po e mbështet edhe presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina. “Dedikimi i titullit të golashënuesit më të mirë për Paolo Rosin është iniciativë fisnike, e cila varet nga Seria A dhe unë e mbështes atë”,– është shprehur ai .

Legjenda Paolo Rosi ka lënë një trashëgimi të pafundme sportive, ku shkëlqen fitorja e titullit të kampionit të botës nga Italia në vitin 1982, ku ai me golat e tij ishte pika referuese e “axurrëve” e frikshme për cilindo kundërshtar.

Tani, duket janë të gjitha mundësitë, që golashënuesi më i mirë i Seria A, në përfundim të çdo sezoni të marrë si shpërblim trofeun “Paolo Rosi”, që do të mbajë emrin e një legjende të futbollit italian.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ish-kampioni i botes kampioni i botes 1982 paolo rosi seria a spanje 1982 trofeu ish-kampioni i botes kampioni i botes 1982 paolo rosi seria a spanje 1982 trofeu

Sondazh

Poll