Sport

Ish-trajneri i Luftëtarit dhe i Kukësit, “më i miri për vitin 2020” në Malin e Zi

22 Dhjetor 2020, 10:38 Nga DOSJA
Ish-trajneri i Luftëtarit dhe i Kukësit, “më i miri

MALI I ZI – Mlladen Milinkoviç, i cili ka drejtuar në vitet 2016-2017 ekipin gjirokastrit të Luftëtarit dhe më pas atë verilindor të Kukësit, është përzgjedhur si “Trajneri më i mire për vitin 2020” në futbollin malazez.

Trajneri serb, në nëntor të vitit të shkuar, mori në duar frenat e skuadrës së Buduçnostit, me të cilën sezonin e shkuar meritoi titullin e kampiones në futbollin malazez. Ky sukses e ka shndërruar atë në trajnerin më të mirë në vendit fqinj të Malit të Zi.

Milinkoviç mori 38 vota nga kolegët dhe kapitenët e ekipeve, duke qenë i shkëputur nga pjesa tjetër e trajnerëve kandidatë. Pas fitimit të këtij çmimi ai, u shpreh:

“Është nder i madh të marr këtë çmim, sidomos kur dihet që është nga kolegët dhe futbollistët. Nuk do të ishte e pamerituar nëse e merrte dikush tjetër, por ekipi i Buduçnost ishte aq superior këtë vit, sa ishte logjike ta fitoja unë”,- u shpreh ndër të tjera trajneri 52-vjeçar Mlladen Milinkoviç.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport buducnost ish-trajneri i kukesit ish-trajneri i luftetarit mlladen milinkovic trajneri me i mire per vitin 2020 buducnost ish-trajneri i kukesit ish-trajneri i luftetarit mlladen milinkovic trajneri me i mire per vitin 2020

Sondazh

Poll