Sport

Mungoi në ndeshjen ndaj Bylisit, Partizani gjen “yllin” e skuadrës, ai është… Ilir Daja

22 Dhjetor 2020, 10:19 Nga DOSJA
Mungoi në ndeshjen ndaj Bylisit, Partizani gjen “yllin” e

TIRANË– Ilir Daja, trajneri i Partizanit do të jetë në stol në ndeshjen e mesjavës ndaj Kastriotit. Tekniku i të kuqëve mungoi në takimin ndaj Bylisit që u zhvillua në Elbasan për arsye shëndetësore. Daja iu nënshtrua edhe testit të COVID-19 dhe përgjigja ishte negative. 54-vjeçari do të ndjekë sot nga afër seancën stërvitore dhe ditën e nesërme do të jetë në stol.

Një sfidë e cila hap fazën e dytë, teksa krutanët e mposhtën Partizanin në ndeshjen e parë. Të kuqtë do të kërkojnë të rikthehen te suksesi pas tre barazimeve dhe një humbje, ndërsa as nuk kanë gjetur rrugën e rrjetës në këto katër takime të fundit. Pikërisht gjetja e golit është kthyer në një problem të madh për Partizanin.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ilir daja partizani ilir daja partizani

Sondazh

Poll