Sport

“Isha pranë Manchester United”, Lewandowski tregon prapaskenën me klubin anglez: Nuk më lejuan që…

22 Dhjetor 2020, 10:43 Nga DOSJA
“Isha pranë Manchester United”, Lewandowski tregon

GJERMANI– Robert Lewandowski u shpall futbollisti më i mirë i vitit, pasi mposhti në fazën finale dy yjet e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Sulmuesi polka kaloi një vit magjik me Bayernin e Mynihut, pasi jo vetëm ka fituar çdo trofe të mundshëm, por ka shënuar edhe një numër të konsiderueshëm golash. Sulmuesi polak është rikthyer pas në kohë dhe tregon se në vitin 2012 ishte pranë kalimit te Manchester United. Në atë kohë polaku luante me Borussia Dortmund, por transferimi dështoi për arsye se klubi verdhezi nuk e lejonte të largohej.

“Në vitin e dytë te Dortmundi, pata një bisedë me Sir Alex Ferguson. Ai donte që unë të shkoja në Manchester”. Isha shumë i interesuar. Madje mund të them se isha i gatshëm. Por, Dortmundi nuk më lejonte. Megjithatë, nuk isha i hidhëruar sepse gjërat po shkonin shumë mirë te Borussia”, ka treguar Leëandoëski për France Football.

Në vend të polakut, Ferguson transferoi Robin van Persien nga Arsenal dhe  fitoi Premier League-n në sezonin e tij të fundit (2012/2013) si trajner i Manchester Unitedit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lewandowski manchester united lewandowski manchester united

Sondazh

Poll