Sport

Leo Mesi: “Futbolli ka ndryshuar për keq, e tmerrshme të luash pa tifozë”

22 Dhjetor 2020, 06:17 Nga DOSJA
Leo Mesi: “Futbolli ka ndryshuar për keq, e tmerrshme të luash

SPANJE – Ylli i Barcelonës, 33-vjeçari Lionel Mesi ka nga gazeta spanjolle “Marca” trofeun “Pichichi”, që i jepet golashënuesit më të mirë në La Liga. Sezonin e shkuar, “Pleshti” e fiton këtë çmim për herë të shtatë në karrierë, realizoi 25 gola.

Teksa mori çmimin, kapiteni i Barçës, është shprehur: “Ne do të përpiqemi të fitojmë gjithçka, siç kemi bërë gjithmonë në këtë klub. Ne po rritemi pak nga pak. Është e vërtetë që ne nuk duhet të kishim lënë kaq shumë pikë rrugës. Tani gjëja e rëndësishme është që të marrim një seri rezultatesh të mira për të arritur në majë sa më shpejt të jetë e mundur.”

Leo Mesi foli edhe për vështirësitë, që janë krijuar prej koronavirusit: “Me pandeminë të gjitha ndeshjet janë të vështira. E vërteta është që futbolli ka ndryshuar shumë dhe është e vështirë për këdo. Është e tmerrshme të luash pa tifozë. Eshtë një ndjenjë shumë e keqe.

Është si stërvitje dhe kërkon shumë kohë për të hyrë në lojë. Pandemia ka ndryshuar të gjithë futbollin për keq. Ne e shohim atë në çdo ndeshje. Shpresojmë që së shpejti të luajmë me tifozët në stadiume,”– deklaroi kapiteni argjentinas i Barcelonës.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport 33-vjecari mesi argjentinasi barcelona gazeta marca kapiteni i barces la liga lionel mesi 33-vjecari mesi argjentinasi barcelona gazeta marca kapiteni i barces la liga lionel mesi

Sondazh

Poll