Aktualitet

Nikoll Sherrniku u la në burg për vrasjen e Xhulio Prelës, avokati: Kemi 12 dëshmitarë që ishte në shtëpi! Makina i për

22 Dhjetor 2020, 10:54 Nga DOSJA
Nikoll Sherrniku u la në burg për vrasjen e Xhulio Prelës,

TIRANË– Ilir Dyzeni, avokati i Nikoll Sherrnikut ka deklaruar pas seancës gjyqësore për vendosjes së masës së sigurisë, se i mbrojturi i tij është i pafajshëm dhe se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e efektivit Xhulio Prela. Në një deklaratë për mediat, jashtë Gjykatës së Lezhës, Ilir Dyzeni shprehet se natën e ngjarjes Sherrniku ka qenë duke festuar ditëlindjen me familjarët e tij dhe për këtë ka 12 dëshmitarë.

Sipas tij vendimi u gjykatës për ta lënë në burg është i padrejtë, pasi as mjeti i përdorur natën kur ka ndodhur ngjarja është në pronësi të një personi që ka humbur jetën nga COVID-19.


“Ne u paraqitëm sot në Gjykatë. Kërkuan që të njihemi me aktet e dosjes. Gjykata ka marrë një vendim të gabuar për të mbrojturin prej meje. Vërtet është një jetë e humbur por i mbrojturi prej meje është i pafajshëm, nuk ka asnjë lloj lidhje. Natën kur ka ndodhur ngjarja i mbrojturi prej meje ka qenë duke festuar ditëlindjen në familjen e tij. Është e provueshme edhe nga familjarët e tij që ka qënë prezent me to. Pretendimet e organit të akuzës aludohet se një automjet që pretendohet se është e të mbrojtur prej meje ka kaluar ë orën e ngjarjes në orën e përafërt me ngjarjen e ndodhur, ne deklarojmë se i mbrojturi prej meje është i pafajshëm. S’ka lidhje me ngjarjen dhe as me vrasjen. Kemi mbi 12 familjarë. Aktualisht është në aludime. Pse-në duhet ta sqarojë Prokuroria.  Automjeti në fjalë nuk është në pronësi të të mbrojturit prej meje, por të një personi që ka vdekur për shkak të COVID-19. S’ka lidhje,”- tha ai.

Gjykata e Lezhës ka vendosur për Nikoll Sherrnikun masën e sigurisë “arrest me burg”, duke e lënë pas hekurave deri në përfundimin e hetimit për vrasjen e Xhulio Prelës. Ndërkohë Dosja.al ka mësuar se ai është vetëdorëzuar më 19 dhjetor për të sqaruar gjithë ngjarjen. Ndërsa i akuzuari tjetër, Brilant Martinaj, ndodhet për arsye shëndetësore në Turqi. Dje u zbulua se në ngjarje ka qënë i përfshirë edhe një person i tretë por ende nuk dihet identiteti i tij.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir dyzeni nikoll sherrniku ilir dyzeni nikoll sherrniku

Sondazh

Poll