Aktualitet

Betohet Altin Binaj, anëtari i 5 ‘Kushtetueses’! KED interviston Kalon dhe Tomën për vakancën e fundit, nesër i çon li

22 Dhjetor 2020, 10:38 Nga DOSJA
Betohet Altin Binaj, anëtari i 5 ‘Kushtetueses’! KED

TIRANË– Magjistrati Altin Binaj është betuar para presidentit Ilir Meta, duke u bërë zytarisht anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Ceremonia nisi në orën 12:30 në ambientet e Presidenës, pasi mori votëbesimin e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë pak ditë më parë. Betimin e Binajt e ka përshëndetur edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim, e cila përsërit edhe njëherë afatin që Kushtetuesja të plotësohet me anëtarët e nevojshëm para fundit të këtij viti dhe ambasadori Luigi Soreca.

Në seancën e shkuar plenare, ai u zgjodh anëtari i pestë i Kushtetueses, ndërkohë që duhet edhe një tjetër që Gjykata të bëhet funksionale. Bashkë me Binajn, Gjykata Kushtetuese ka edhe 4 anëtarë të tjerë; Vitore Tushën, Elsa Toskën, Marsida Xhaferllarin dhe Fiona Papajorgjin.

Ndërkohë që ditën e sotme Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka marrë në pyetje dy kandidatët për anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, vakancë e Presidentit të Republikës. Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo u paraqitën sot në KED për të zhvilluar intervistën e caktuar në rendin e ditës, duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të këshillit. Ata prezantuan platformën e tyre në lidhje më kandidimin për në Gjykatën Kushtetuese dhe pas intervistëts, KED miratoi vendimin për pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve. Nesër pritet që t’i dërgojë listën përfundimtare të renditjes Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Gjykata më e lartë në vend, ajo Kushtetuese Kushtetuesja duhet të ketë 9 anëtarë në total, por plotësimi i tre anëtarëve të fundit pritet të ndodhë pas plotësimit të vakancave të Gjykatës së Lartë, e cila edhe ajo nuk është funksionale.

Po ashtu edhe ambasadorët ndërkombëtarë në vendin tonë kanë bërë thirrje për plotësimin e vendeve bosh në Kushtutese brenda vitit. 

(A.B;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin binaj ngritja e gjykates kushtetuese altin binaj ngritja e gjykates kushtetuese

Sondazh

Poll