Sport

“Ishte një zotëri i vërtetë”, aktorja dhe prezantuesja italiane Alba Parietti zbulon mesazhet me Jose Mourinhon

21 Dhjetor 2020, 15:11 Nga DOSJA
“Ishte një zotëri i vërtetë”, aktorja dhe

ROMË-Alba Parietti, aktorja dhe njëkohësisht prezantuesja italiane ka botuar së fundmi një libër me titull “Gjuetari i narcisit – Mos u jep kurrë kënaqësi kurvave” në të cilin ajo flet për dashuritë e narcisit të jetës së saj. Midis kësaj edhe për José Mourinhon, një dashuri e cila nuk u materializua kurrë në një histori të vërtetë, megjithë thashethemet e disa viteve më parë.

Parietti foli për këtë në një intervistë me Libero-n: “Do të kishte qenë ëndrra ime. Ne kurrë nuk u takuam, por ishte një njohje shumë qesharake përmes rrjeteve sociale dhe ai ishte një zotëri i vërtetë”.

Nuk është hera e parë që Alba ka thurur fjalë lavdëruese dhe vlerësimi për ish-trajnerin e Interit. Disa kohë më parë ajo rrëfeu: “Ka çmenduri në sytë e tij, është i painteresuar për gjithçka rreth tij dhe ai është gjithashtu seksi. Njeriu im ideal.”

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alba parietti josë mourinho alba parietti josë mourinho

Sondazh

Poll