Sport

Zyrtare/ Humbja e fundit fatale, Genoa shkarkon trajnerin Maran

21 Dhjetor 2020, 11:29 Nga DOSJA

ITALI – Ka mjaftuar humbja 2-0 ndaj Beneventos, që klubi i Genoas të shkarkojë nga detyra trajnerin Rolando Maran për mungesë të rezultateve sportive. Pas 13 javësh në Seria A, skuadra gjenoveze me 7 pikët e grumbulluara renditet në vendin e parafundit.

Lajmi është bërë nga një komunikatë zyrtare të klubit më të vjetër të futbollit Italian, i cili njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin 57-vjeçar Rolando Maran, i cili e mori drejtimin e Genoas në gusht të këtij viti.

Vendin bosh do ta zerë Davide Balardini, “aventura” tij e katërt në pankinën e Genoas. Kontrata e tij do të jete deri në fund të sezonit, me opsion rinovimi, nëse skuadra shpëton nga rënia prej Seria A. Ai do të drejtojë sot pasdite seancën e parë stërvitore me Genoan.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport benevento genoa seria a shkakrkohet trajneri maran benevento genoa seria a shkakrkohet trajneri maran

Sondazh

Poll