Sport

Cristiano Ronaldo shton në karrierën e tij edhe çmimin “Golden Foot”

21 Dhjetor 2020, 11:04 Nga DOSJA

MONTEKARLO – Sulmuesi i Juventusit, Kristiano Ronaldo ka marrë të dielën trofeun “Golden Foot”, të fituar para tri javësh, i cili jepet nga “World Champions Club” për lojtarët që janë mbi 28 vjeç dhe kanë patur një karrierë të suksesshme.

Ylli portugez u shpall si fitues i këtij çmimi më 1 dhjetor, por vetëm të dielën u bë e mundur dorëzimi i trofeut në Principatën e Monakos, në një ceremoni me dyer të mbyllura për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sulmuesi la gjurmët e tij e këmbës së tij, të cilat do të ekspozohen te “Shëtitorja e Kampionëve” në Montekarlo. Çmimi “Golden Foot” i jepet një futbollisti, vetëm një herë gjatë karrierës së tij, natyrisht zyrtarët e principatës.

“Marrja e këtij çmimi është një nder, unë jam i lumtur që gjurmët e mia do të jenë afër atyre të kampionëve të tjerë të mëdhenj dhe falënderoj të gjithë publikun që më votoi. Unë gjithmonë do të bëj çmos për të luajtur mirë dhe për të shënuar gola”,- tha Kristiano Ronaldo teksa merrte çmimin prestigjioz.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport çmimi prestigjoz golden foot juventusi kristiano ronaldo montekarlo çmimi prestigjoz golden foot juventusi kristiano ronaldo montekarlo

Sondazh

Poll