Sport

Milani “në dorë” të menaxherit shqiptar, serbi Joviç synimi i kuqezinjve

21 Dhjetor 2020, 10:40 Nga DOSJA

Ecuria e mirë ka hapur edhe oreksin e drejtuesve të Milanit, të cilët gjatë merkatos së janarit do të përpiqen ta përforcojnë më tej skuadrën e tyre. Ardhja e një sulmuesi dhe një qendërmbrojtësi do ta kënaqte së tepërmi teknikun Pioli.

Ndër emrat e përfolur është ai i serbit Luka Joviç, një dëshirë e hershme e kuqezinjve. Media italiane raporton, se dyshja Maldini-Masara do të takohen me menaxherin shqiptar Fali Ramadanin, i cili mbron interesat e sulmuesit që është pjesë e Real Madridit, për të bërë të mundur kalimin e Joviç në radhët e kuqezinjve të Milanit.

“Sportmediaset” tregon se kampionët e Spanjës janë dakord ta huazojnë lojtarin serb në Serie A deri në fund të sezonit. Një huazim i pastër pa të drejtë apo detyrim blerje, teksa në takimin me menaxherin Ramadani do të diskutohet vetëm për rrogën e 23-vjeçarit.

Reali ka paguar 63 milionë euro te Eintraht Frankfurt për Luka Joviç, i cili ka zhgënjyer prandaj në Madrid shpresojnë që aventura me Milanin, mbase ndikon pozitivisht te sulmuesi sërb. Në Milanelo ai do të gjente edhe Ante Rebiç, me të cilin formoi një dyshe spektakolare në Bundesligë.

B.T (Dosja)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kuqezinjte e milanit maldini-masara menaxheri fali ramadani milani real madridi serbi luka joviç kuqezinjte e milanit maldini-masara menaxheri fali ramadani milani real madridi serbi luka joviç

Sondazh

Poll