Politike

“Ndrikull Calavera u pagua nga Rama”/ Várhelyi i përgjigjet Berishës: Akuza të pabaza, kam besim në stafin tim

21 Dhjetor 2020, 18:41 Nga DOSJA
“Ndrikull Calavera u pagua nga Rama”/ Várhelyi i

TIRANË– Komisioneri për Zgjerimin, Olivér Várhelyi i ka dalë në mbrojtje shefes së ONM-së Genoveva Calavera, të cilën ish-kryeministri Sali Berisha e akuzoi si të blerë nga paratë e drogës së kryeministrit Rama.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Várhelyi shkruan se ka shumë besim tek stafi i tij dhe se këto akuza janë të pabaza. Nga ana tjetër, ai shton se Reforma në drejtësi dhe vettingu i gjyqësorit është thelbësor e duhet të vijojë.

“Akuzat e fundit të pabaza në shtyp dhe media sociale janë plotësisht të papranueshme, Unë kam besim të plotë në stafin tim dhe i qëndrojë pranë Calavera Ruiz dhe ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca. Më lejoni të theksoj gjithashtu se Reforma në drejtësi dhe vettingu i gjyqësorit është thelbësor dhe nuk duhet të devijojë ose të ngadalsohet, pavarësisht presioni,”- shkruan Várhelyi.

Dy ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Genoveva Ruiz Calavera, Drejtoreshën e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit se është blerë nga paratë e kryeministrit Edi Rama. Në një shkrim në rrjetet sociale, Berisha ka ripostuar krahas komentit të tij, një shkrim nga Kassandra, i botuar në gazetën “Neë Europe”, dhe shkruante se “ndrikull Calavera” me kërkesë të kryeministrit Edi Rama, i ka telefonuar Komisionit të Venecias duke i kërkuar që të mos shqyrtojë kërkesën e Presidentit të Shqipërisë për ligjin zgjedhor.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike berisha sulmon calaveren genoveva ruiz calavera olivér várhelyi berisha sulmon calaveren genoveva ruiz calavera olivér várhelyi

Sondazh

Poll