Baton Haxhiu i bindur: Rama fiton mandatin e tretë më 25 prill
21 Dhjetor 2020, 16:29Nga DOSJA
TIRANË– Dokumentari i “Memory” në ABCNeës, i realizuar nga analisti Baton Haxhiu ka nxjerrë fitues kryeministrin Edi Rama në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas anketimeve të sondazhit, nga matja e opinionit publik nga kompania “Source”, shihet një lëvizje e madhe e elektoratit në Shqipëri.
Në sondazh vihet re se bindjet e shqiptarëve po shkojnë pranë qendrës, as majtas dhe as djathtas, por me gjithë këtë ndryshim, sërish ajo që trimfon është partia rozë, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama. 28% të të anketuarve në këtë sondazh rezulton se janë të pavendosur, 29% të votave të shqiptarëve i merr PS-ja, PD merr 15% të tyre, ndërsa LSI-ja vetëm 2%. Në total partitë e majta marrin 24.5 %, 42.5 % janë të qendrës dhe 14.2% i marrin partitë e djathta.
Ndërkohë, i ftuar sot në “Top Talk”, analisti Baton Haxhiu tha pa asnjë hezitim se nëse zgjedhjet do të bëheshin sot, Rama do të fitonte mandatin e tretë. Haxhiu shtoi se situata mund të ndryshonte pak, nëse në skenë do të dilnin aktorët e tjerë politik.
“Padyshim Edi Rama, PS-ja dhe unë mendoj që ka dhe pak kohë për t’u përmirësuar. Nëse në skena do dilnin aktorët të tjerë, mbase do ndryshonte pak,”- tha Haxhiu për Top Talk.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka premtuar pagë për 10 mijë studentët më të mirë, të cilët për një stazh 1-vjeçar, do të paguhen me 30 mijë l...
TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Yuri Kim, ditën e sotme ka takuar ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.Në një post...
TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur që ditën e nesërme të diskutojë emrat për vakancën e gjashtë në Gjykatën Kushtetuese.Në një njoftim pë...
TIRANË-Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi se qeveria shqiptare po punon që procesi i vaksinimit në vendin tonë të nisë në muajt e parë ...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Luzlim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me finalistët e debatit kombëtar të rinisë.Gjatë bashkëbisedimit, teksa u fo...
TIRANË– Në një dalje publike bashkë me Komitetin Teknik të Ekspertëve, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu rikonfirmoi deklaratën e Ministres së Ar...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është zotuar se do t’u hapë rrugën të rinjve dhe do forcojë shtresën e mesme të shoqërisë shqiptare. Gjatë ...
TIRANË– Nga data 24 dhjetori deri më 4 janar, kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në Shqipëri do të jetë nga ora 20:30 e darkës deri në 6:00 të mëngjesit. Kj...