Politike

KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e Elona Kanën 

21 Dhjetor 2020, 16:00 Nga DOSJA
KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e Elona

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e shkarkimit të KPK për këshilltaren ligjore Elona Kana.

Më 3 shkurt, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndërpresë procesin e vetingut dhe të ndalojë për 15- vite mbajtjen e posteve në drejtësi të Kanës. Me miratimin e KPA-së, ky vendim është përfundimtar.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.23/2020, datë 26.06.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Elona Kana, kundër vendimit nr. 233, datë 03.02.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 233, datë 03.02.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Elona Kana.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 21.12.2020.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elona kana elona kana

Sondazh

Poll