Ardi Veliu dhe Franco Gabrielli, nënshkruajnë deklaratë mirëkuptimi mes policisë shqiptare dhe asaj italiane
21 Dhjetor 2020, 18:14Nga DOSJA
TIRANË– Ardi Veliu dhe Franco Gabrielli, ditën e sotme kanë nënshkruar deklaratën e mirëkuptimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë dhe Departamentit të Sigurisë Publike të Policisë italiane.
Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike në Policinë italiane Franco Gabrielli tha se nga pikëpamja operacionale, ky është një tjetër rezultat i rëndësishëm në marrëdhëniet e gjata dhe të konsoliduara të bashkëpunimit me Shqipërinë dhe do të mundësojë ngritjen e një tryeze teknike të përhershme midis dy drejtuesve të Policisë, kushtuar çështjeve strategjike në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu tha se ngritja e tryezës teknike, e dëshiruar fuqimisht edhe nga ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, do të jetë vendi i duhur për të ndarë nevojat e reja operacionale dhe për të thelluar çështjet e pazgjidhura dhe iniciativat që do të zhvillohen, duke iu shtuar një morie të gjerë mjetesh, përmes së cilave të forcohet bashkëpunimi policor tashmë i shkëlqyer.
Deklarata e mirëkuptimit sjell në vëmendje dispozitat e përfshira në marrëveshjen e bashkëpunimit midis qeverisë së Republikës italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë në luftën kundër krimit, nënshkruar në Tiranë në 19 qershor 2007, e cila parashikon mundësinë e rënies dakord për takimet ndërmjet organeve kompetente të të dy vendeve për të verifikuar gjendjen e zbatimit të marrëveshjes, rezultatet e arritura dhe për të identifikuar fazat pasuese të programit të bashkëpunimit.
Një lidhje e gjatë dhe historike midis dy vendeve, që mund të mbështetet në një prani të konsiderueshme italiane në Shqipëri, në terma sasiorë dhe cilësorë, përmes projekteve IPA dhe Pameca V dhe zyrës së Ekspertit për Sigurinë, shoqëruar nga një aktivitet po aq i qëndrueshëm operacional, bazuar në shkëmbimin e vazhdueshëm dhe intensiv të informacionit, në pjesëmarrjen në ekipe të përbashkëta hetimore dhe në kërkimin e personave të shpallur në kërkim.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ditën e sotme Komisioni i Ligjeve, ka përzgjedhur 2 kandidatët që kërkojnë të marrin drejtimin për 7 vitet e ardhshme të Inspektoratit të Lartë të ...
TIRANË– Dokumentari i “Memory” në ABCNeës, i realizuar nga analisti Baton Haxhiu ka nxjerrë fitues kryeministrin Edi Rama në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas ...
TIRANË– Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka premtuar pagë për 10 mijë studentët më të mirë, të cilët për një stazh 1-vjeçar, do të paguhen me 30 mijë l...
TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Yuri Kim, ditën e sotme ka takuar ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.Në një post...
TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur që ditën e nesërme të diskutojë emrat për vakancën e gjashtë në Gjykatën Kushtetuese.Në një njoftim pë...
TIRANË-Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi se qeveria shqiptare po punon që procesi i vaksinimit në vendin tonë të nisë në muajt e parë ...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Luzlim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me finalistët e debatit kombëtar të rinisë.Gjatë bashkëbisedimit, teksa u fo...
TIRANË– Në një dalje publike bashkë me Komitetin Teknik të Ekspertëve, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu rikonfirmoi deklaratën e Ministres së Ar...