Politike

‘Më të mirëve do u paguhet 1 vit stazh’/ Basha takim me të rinjtë, u bën premtimin: Familjet me të ardhurat nën 640

21 Dhjetor 2020, 16:24 Nga DOSJA
‘Më të mirëve do u paguhet 1 vit stazh’/ Basha takim

TIRANË– Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka premtuar pagë për 10 mijë studentët më të mirë, të cilët për një stazh 1-vjeçar, do të paguhen me 30 mijë lekë të reja. Në një takim me të rinjtë e vendit, Basha dëgjoi shqetësimet e të rinjve duke u shpalosur edhe planin e tij për qeverisjen e vendit. Numri një i opozitës shtoi se për të gjitha familjet me të ardhurat nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj mund të subvencjonohet tarifa e studimit si për bachelor ashtu edhe për master.

“Në planin tonë, mundësitë e Shqipërisë janë që çdo vit 10 mijë më të mirët të përfitojnë një stazh 1 vjeçar me një pagesë prej 300 mijë lekë të vjetra në muaj, për të bërë urën nga bankat e shkollës tek tregu i punës. Prioritet absolut në programin e Arsimit të lartë, është kthimi i arsimit të lartë në një platformë të lançimit të rinisë në tregun e punës. Sigurisht, për këtë duhet të ketë treg pune. Prandaj, prioriteti kryesor është ekonomia, është hapja e vendeve të punës. Nuk mund vetëm të flasim, duhet të veprojmë. Qeveria nuk vepron ndryshe përveçse me buxhet, me politika me vizion, me politika me vendimmarrje fiskale dhe financiare, sa i përket praktikës në tërësi. Në Europë çelësi i suksesit të rinisë është që pothuajse gjysmat e fondeve i harxhon për praktikë dhe kjo është pjesë e Reformës së Arsimit, nuk është thjesht anullimi i ligjit të arsimit të lartë apo financimi i tarifave bachelor dhe master. Edhe kjo është plotësisht e mundur. Për të gjitha familjet me të ardhurat nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj mund të financohet 100%, subvencionohet 100% tarifa, pra që mos paguajë tarifë as për bachelor as për master,” – iu tha Basha të rinjve.

LAJMI KRYESOR: Takimi me të rinjtë/ Basha: Do bëj gjithçka që t’ju hap rrugën, familjet me të ardhurat nën 640 mijë lekë të vjetra do subvencjonohen

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha takim me te rinjte lulzim basha basha takim me te rinjte lulzim basha

Sondazh

Poll