Politike

Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese/ KED diskuton nesër 2 emrat për anëtarin e 6-të, vakancë e shpallur nga Presidenti

21 Dhjetor 2020, 15:40 Nga DOSJA
Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese/ KED diskuton nesër 2 emrat

TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur që ditën e nesërme të diskutojë emrat për vakancën e gjashtë në Gjykatën Kushtetuese.

Në një njoftim për mediat bëhët e ditur se pasi të diskutohen emrat do të dërgohen në Presidencë. Kandidatët me të cilët do të bëhet intervista janë Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo.

Sipas KED-së, nesër pritet të diskutohet në mbledhjen e radhës shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës.

Kuvendi i Shqipërisë më 17 dhjetori votoi me 96 vota pro emrin e Altin Binajt, i cili bëhet kështu anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese. Me votimin e Binajt tashmë duhet edhe një anëtar për të plotësuar kuorumin e nevojshëm duke e bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese. Votimi në Kuvend pason vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që i dërgoi Kuvendit emrin e Binajt, në vend të Fatos Lulos, anëtar i shkarkuar i Gjykatës Kushtetuese.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aleksandër toma ked përparim kalo aleksandër toma ked përparim kalo

Sondazh

Poll