Politike

Meta: Serbia synon të shpopullojë Medvegjën në një lojë të pandershme të korrigjimeve të pabarabarta territoriale. Të

21 Dhjetor 2020, 12:37 Nga DOSJA
Meta: Serbia synon të shpopullojë Medvegjën në një

TIRANË-Presidenti Ilir Meta, me anë të një ceremonie solemne, çmoi sot me Titullin“Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, veprimtarin e shquar të diasporës sonë kombëtare dhe atdhetarin nga Lugina e Preshevës, Muharrem Salihu.

Ky vlerësim i lartë, ju bë me motivacionin:

“Në shenjë vlerësimi për veprimtarinë frymëzuese, nxitëse, mobilizuese dhe përkrahëse, në mbrojtje të lirive e të drejtave themelore individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës në përgjithësi, dhe në Medvegjë, në veçanti.Me mirënjohje për investimet largpamëse në favor të zhvillimit ekonomik, social dhe punësimit të shqiptarëve dhe komunitetit, si rrugë për të ndalur shpopullimin e trojeve amtare si dhe për të nxitur normalizimin e jetës dhe bashkëjetesës ndëretnike.Për mbështetjen e fuqishme të aktiviteteve kulturore dhe artistike të shqiptarëve, që dëshmojnë gjurmët e hershme të autoktonisë së tyre në viset ku ata banojnë, kudo në Republikën e Serbisë”.

Në fjalën përshëndetëse drejtuar familjarëve, deputetëve, diplomatëve, ish-ministrave, intelektualëve dhe personaliteteve të pranishme, Meta u shpreh:

Nderojmë sotnjë figurë emblematike të diasporës sonë, zotin Muharrem Salihu.

Saliu përfaqëson një prirje të kahmotshme të kësaj diaspore: lidhjen me trojet amtare, kontributin dhe përkushtimin ejashtëzakonshëmnë ndihmëtë saj. Muharrem Salihu është një sipërmarrës i klasit të parë në Itali, në një rajon si Veneto, me standarde të larta menaxheriale. Para dy vitesh, ndërmarrja e tij ishte ndër 10 më të mirat, midis më shumë se 1 milion sipërmarrjeve.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dekorimet e ilir metes ilir meta dekorimet e ilir metes ilir meta

Sondazh

Poll