Politike

Vota e emigrantëve, Majko: Adresa e banimit s’është kusht, do zbatojmë modelin e Kosovës

21 Dhjetor 2020, 10:02 Nga DOSJA
Vota e emigrantëve, Majko: Adresa e banimit s’është kusht,

TIRANË– Ministri për Diasporën, Pandeli Majko gjatë një mbledhje në Nënkomisionin për Diasporën dhe Emigrantët, sot ka deklaruar se emigrantët mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare edhe pa bërë deklarimet e adresave.

Teksa debatonte me kolegët tek nënkomisioni për Diasporën, ministri shtoi se emigrantët shqiptarë duhet vetëm që të aplikojnë në KQZ dhe më pas mund të shprehin vullnetin e tyre në zgjedhjet parlamentare.


Diskutimi në Nënkomision:

Majko: Emigrantët votojnë dhe pa treguar adresat

Shameti: Na informoni për hapat e ndjekura për mundësojnë votën  e emigrantëve.

Majko: Jemi në komunikim të përditshëm me KQZ. Roli im i rezervuar, sepse KQZ është gjykatë autonome, ajo ka të drejtën të ndërmarrë veprime. KQZ të veprojë sa më shpejt të mundet pozitivisht në këtë drejtim. Nuk ka nevojë  të regjistrojnë adresën emigrantët që të marrin pjesë në votime. Do të aplikojnë direkt në KQZ.

Elona Gjebrea: Si shkon kjo në raport me ligjin e vitit 2016?

Majko: Nuk ka të bëjë me të drejtën e votës. Është krijuar një kakofoni. Duket sikur por të mos kesh deklaruar adresën, ti nuk merr të drejtë të votosh. Nuk është kështu. Në KQZ do regjistrohen drejtpërdrejt. Sistemi që do të krijohet pranë KQZ, sipas modelit të një shteti më të ri të rajonit, Kosovës, është me aplikim sipas shtetasve tanë jashtë vendit, të cilët aplikojnë me pasaportë apo me kartë identiteti dhe kjo krijon listën e votuesve dhe jo e kundërta.

Ndërkohë Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka propozuar që emigrantët, së pari duhet të deklarojnë vendbanimet e tyre jashtë shtetit përmes portalit E-albania dhe më pas të shfaqin interes për të votuar në faqen zyrtare të KQZ-së. Pasi indentiteti i tyre të konfirmohet, emri do të hiqet nga lista në Shqipëri dhe do të vendoset në një regjistër të posaçëm.

Më pas fleta e votimit mund të shkarkohet online dhe pasi të plotësohet, mund të niset me postë në Shqipëri. Edhe Diasporta shqiptare ka rënë dakord me propozimin e votimit me postë, duke përjashtuar atë elektronik dhe përmes konsullatave. 

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike nenkomisioni per diasporen pandeli majko nenkomisioni per diasporen pandeli majko

Sondazh

Poll