Politike

Ngushtohet gara për kreun e ILDKPI-së/ Kuvendi do t’i votojë, këto janë 2 emrat që kërkojnë votën e deputetëve për

21 Dhjetor 2020, 11:15 Nga DOSJA
Ngushtohet gara për kreun e ILDKPI-së/ Kuvendi do t’i

TIRANË– Komisioni i Ligjeve dëgjoi 5 kandidatët që synojnë të jenë në krye të Inspektorit të Lartë të Kontrollit të pasurive të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, duke u ndalur vetëm në 2 emra.

Anëtarët e Komisionit, mes Evis Ficos, Dhimitrula Spiros, Evgjeni Bashari, Helena Papa, Lefterie Luzi dhe Sali Fehut kanë kualifikuar vetëm 2 emra. Përkatësisht Evgjeni Basharin dhe Helena Papën, njëra prej të cilave do të jetë në krye të ILDKP-së për 7 vitet e ardhshme.

Ndërsa Eridjan Salianji, funksionar i Partisë Socialiste është tërhequr nga gara, lëvizje që e ka konfirmuar edhe kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja. Po ashtu edhe Sali Shehu është pezulluar nga gara pasi paraqiti me vonesë dokumentacionin e tij.  

Gara është hapur pasi mandati i kreut aktual të ILDKPI-së, Shkëlqim Ganaj përfundon. Për shkak të afatit të ngushtë punimet e Komisionit do të vijojnë deri në ditët e fundit të vitit për të gjetur pasuesin e tij. 

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike evgjeni bashari gara per kreun e ildkp-se helena papa ildkp evgjeni bashari gara per kreun e ildkp-se helena papa ildkp

Sondazh

Poll