Politike

Mutacioni i Covid-19 që alarmoi botën, vjen reagimi i parë nga qeveria shqiptare, Fuga: Vaksina të shpërndahet në mënyrë

20 Dhjetor 2020, 20:31 Nga DOSJA
Mutacioni i Covid-19 që alarmoi botën, vjen reagimi i parë nga

TIRANË– Qeveria shqiptare ka reaguar për herë të parë pas mutacionit të ri të Covid-19 që u shfaq fillimisht në Britaninë e Madhe dhe vuri në alarm të gjithë botën.

Konkretisht drejtori i komunikimit, Endri Fuga shkruan se duhet një vaksinë universale, pasi siç duket, edhe vendet më të fuqishme që kanë mundësi të blejnë aksionet e çdo kompanie që prohon vaksinën aktuale, pas këtij mutacioni, rrezikojnë që i gjithë mundi tu shkojë kot.

Fuga shton se ajo që është e nevojshme në këtë rast është vaksinimi universal, shërndarja e vaksinës në të gjithë botën, në mënyrë që edhe vendet e varfra të mos ngelen pa vaksinuar, e të mos ekzistojë rreziku i shpërndarjes së mutacionit.

“Shpresojmë që mutacioni i ri nuk do ta bëjë Covid-19 rezistent ndaj vaksinës ekzistuese. Por është një kujtesë kundër egoizmit kombëtar. Vendet e fuqishme mund të blejnë të gjithë dozat e vaksinës pa lënë asgjë për pjesën tjetër, por ja që një mutacion i vogël mund ta bëjë të gjithë përpjekjen të padobishme. Vaksinimi universal është një domosdoshmëri,”- shkruan Fuga.

Hopefully the new mutation won’t make ? resistant to existing ?. But it’s a reminder against national selfishness. Powerful countries can buy all stock of ? without leaving anything for the rest, but then a tiny mutation can make all the effort useless. Universal ? is a must.

— Endri Fuga (@endrifuga) December 20, 2020

Britania e Madhe, ditën e djeshme ka vendosur masa të reja, pasi studiuesit kanë dalë në përfundim se një lloji mutacioni i Covid-19 është zbuluar në Angli dhe në disa vende ishullore dhe po përhapet më shpejtësi në gjithë vendin. Raste me infektime janë shfaqur dhe në disa vende si Holanda, Belgjika dhe Danimarka, të cilat kanë ndërprerë fluturimet me Britaninë e Madhe. Kjo situatë ka shqetësuar dhe OBSH-në, e cila i ka bërë thirrje vendeve anëtare që të shtojnë kontrollet për identifikuar rastet. Nga ana tjetër BE-ja nesër do të zhvillojë një mbledhje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike endri fuga mutacioni i covid endri fuga mutacioni i covid

Sondazh

Poll