Politike

Zgjedhjet në Hungari, Manjani bën krahasimin me Shqipërinë: Merrni shembull të dashur opozitarë! Ska rrugë tjetër

21 Dhjetor 2020, 07:38 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Hungari, Manjani bën krahasimin me Shqipërinë:

TIRANË-Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar lëvizjet e fundit politike që kanë ndodhur në Hungari duke bërë një krahasim me vendin tonë. Manjani ka ndarë një status të shefes së opozitës në Hungari e cila bën të ditur se përballë qeverisë do të jetë dhe opozita në zgjedhje për të luftuar korrupsionin.

Manjani shkruan se kjo gjë i kërkohet të bëhet dhe nga opozita jonë e se duhet të marrë shembull pasi nuk ka rrugë tjetër.

Postimi i plotë:

Kjo është ekzakt lëvizja e duhur e një opozite ku ka përballë një të fortë. Kjo është shefja e opozitës Hungareze. Orbani që qeveris pa skrupuj, shpesh edhe kundër BE, i diktoi opozitës një ligj zgjedhor që i ndalonte të bënin koalicion parazgjedhor. Njësoj si Ed Rama. Por, ja përgjigja e opozitës Hungareze: Të gjithë në një listë kundër të keqes! Fiks kjo i kërkohet edhe opozitës sonë. Jo një front me lista më vete. JO! NJË FRONT NJË LISTË! Kjo i jep fund përçarjes vrastare!Kjo i mbyll të gjitha hamendjet e supozimet. Nuk po hyjmë në zgjedhjet e radhës, por në një betejë të madhe me një rregjim që po instalohet keq! Ndaj, merrni shembull e mblidhni mendjen, të dashur opozitarë! Ska rrugë tjetër. Vetëm një listë kundër të keqes. Kundër monizmit që po bëhet përditë e më i egër!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ylli manjani ylli manjani

Sondazh

Poll