Politike

‘Nuk do ta përballonim dot një karantinë të dytë’, Denaj: Në rast emergjence shkurtojmë shpenzimet

21 Dhjetor 2020, 12:27 Nga DOSJA
‘Nuk do ta përballonim dot një karantinë të

TIRANË– Një karantinë e dytë do e fuste ekonominë e vendit në një trajektore negative për disa vite.

Ministrja e Financave Anila Denaj tha në Report TV se në rast emergjence do të shkurtohen shpenzimet.

“Do ishte e pamundur për t’ja dalë për disa vite nëse do të kishim një mbyllje të dytë të ekonomisë. Besoj që vaksina është një element për ekonomitë por edhe për qytetarët. Mbyllja e plotë për ekonominë e vendit do të ishte jo e mirëpritur dhe negativizmi do të ndikonte në disa vite dhe jo vetëm në një vit. Nëse kjo ndodh ne do të stopojmë disa nga projektet do të ngrijmë disa nga shpenzimet edhe ato koncesionare do ulen pagesat e tyre dhe do të shtyhen në kohë”, u shpreh Denaj.

Ministrja tha se shpreson të ketë rritje interesi nga fermerët në mënyrë që të shtohen fondet.

Do doja që të kisha një akt normativ në korrik 2021 që të rrisja fondet për bujqësinë nëse rritet kërkesa e fermerëve për rimbursimin naftës së fermerëve”, tha Denaj.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anila denaj anila denaj

Sondazh

Poll