Politike

Protesta e Astirit, Balliu thirret si i pandehur: Polici pretendon se i kam thyer krahun, po manipulohen provat. Unë kam 318 pr

21 Dhjetor 2020, 11:32 Nga DOSJA
Protesta e Astirit, Balliu thirret si i pandehur: Polici pretendon se i kam

TIRANË– Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu është thirrur sërish sot në gjykatë në cilësinë e të pandehurit bashkë me disa qytetarë të tjerë në lidhje me protestat për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Në një deklaratë për gazetarët tha se si dëshmitarë janë sjellë efektivë policie. Sipas tij, gjykata dënon qytetarët, por jo zyrtarët e lartë të korruptuar.

Balliu tha se një polic pretendon se ish-deputeti i ka thyer krahun, ndërsa ai nuk ka parë asnjë provë konkrete që sipas tij mund të ishte dhe një grafi.


Sot ishte një nga gjyqet për protestën e unazës. Të gjithë dëshmitarët janë efektivë policie. Duke filluar me Klevis Karafilajn, i cili pretendon se unë i kam thyer krahun. Ne kemi 2-3 vite që merremi me gjyqe, gjyqet vazhdojnë.Të gjithë proceset kanë një akuzë, dhe prokuroria duhet ti bashkojë. Unë jam i pandehur, banorët e unazës janë të pandehur dhe këta sjellin dëshmitarë efektivë policie. Këta kërkojnë të na arrestojnëRaporti i OKB thotë që në Shqipëri nuk arrestohet asnjë për afera korruptive. Për çfarë duhet të zgjasë një proces që kam qenë apo jo unë në protestë. Unë kam qenë dhe jam krenar që kam qenë në protestë dhe do vazhdoj të jem. Po manipulohen provat, këto janë skema të sigurimit të shtetit. Unë kam 318 procedime penale. Pse nuk i bashkon prokuroria kur bëhet fjalë për të njëjtën protestë”, tha Balliu.

Balliu tha se lajmi i mirë është se në 25 prill qeveria do të largohet.

“Në 25 prill këta do të largohen dhe na takon në dhe PD që të rikthejmë normalitetin. Këta të gjithë do të ikin aty ku e kanë vendin, duke filluar nga Edi Rama dhe të tjerët”, u shpreh Balliu.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike klevis balliu protesta e astirit klevis balliu protesta e astirit

Sondazh

Poll