Politike

Meta mesazh ngushëllimi për vdekjen e Bedri Çollakut: Një humbje shumë e madhe 

20 Dhjetor 2020, 18:48 Nga DOSJA
Meta mesazh ngushëllimi për vdekjen e Bedri Çollakut: Një

TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar për vdekjen e ish-deputetit të PD-së Bedri Çollaku. Në një postim në Facebook ai shkruar se largimi i Çollakut ishte i parakohshëm dhe se është një humbje e madhe për familjen e tij dhe për të gjithë sferën politike. Më poshtë në shkrimin e tij ai ka kujtuar karrierën e gjatë të Çollakut.

Postimi i plotë:  

Largimi i parakohshëm nga jeta i z.Bedri Çollaku, është pikëllues.
Një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe sistemin tonë bankar.
Z.Bedri Çollaku do të kujtohet përherë si një ndër ekspertët me kontribut të çmuar në mbikëqyrjen bankare, me një karrierë mbi 40-vjeçare, i spikatur edhe në rolin menaxherial si drejtues i një ndër bankave tregtare të vendit, por edhe si ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Ngushëllimet më të sinqerta!
U prehtë në paqen e merituar!

Ish-deputeti i PD-së, Bedri Çollaku humbi jetën sot nga Covid-19. Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore Çollaku u dërgua në Turqi për kurim ku dhe humbi jetën. Lajmin e hidhur për vdekjen e tij e ka dhënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta nderron jete bedri collaku ilir meta nderron jete bedri collaku

Sondazh

Poll