Politike

Shqipëria e treta për rritjen e çmimeve të shportës, Basha: Rama ka dështuar në 7 vjet, ne do i ulim duke luftuar monopol

20 Dhjetor 2020, 16:21 Nga DOSJA
Shqipëria e treta për rritjen e çmimeve të shportës,

TIRANË– Kryedemorkati Lulzim Basha ka premtuar uljen e çmimeve duke luftuar monopolet dhe klientelizmin në momentin që do të vijë në Shëipëri.

Në një status në rrjetet sociale, teksa ka postuar të dhëntat nga EUROSTAT, Basha shkruan se ato tregojnë se Shqipëria ka rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve në Europë

“Shqipëria renditet e 3-ta në Europë për rritjen e çmimeve të shportës bazë ushqimore. Të dhënat e publikuara nga EUROSTAT tregojnë se Shqipëria ka rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve në Europë! Gjatë 7 viteve të dështuara të Edi Ramës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë ngritur në stratosferë. Durimit i ka ardhur fundi! Ne do të ulim çmimet e ushqimeve duke luftuar monopolet dhe klientelizmin, dhe do të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, në vend të një qeverie që kujdeset për veten dhe klientët e saj,”- shkruan Basha.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll