Politike

Ishte infektuar me COVID-19, ndërron jetë ish-deputeti i Partisë Demokratike, Meta: Është një humbje e madhe

20 Dhjetor 2020, 14:38 Nga DOSJA
Ishte infektuar me COVID-19, ndërron jetë ish-deputeti i Partisë

TIRANË – Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bedri Çollaku ka ndërruar jetë në Turqi, ku prej disa ditësh ishte dërguar për kurim të specializuar.

Bankieri i njohur Çollaku lindi në Tiranë, në vitin 1950. Ai e nisi karrierën e tij në vitin 1973 pranë Bankës së Shtetit Shqiptar. Ishte diplomuar në Shkenca Ekonomike nga Universiteti i Tiranës si dhe ka përfunduar programin e Akademisë Harvard të Pireus Bank.

Në vitin 1996 u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë si përfaqësues i Partisë Demokratike në Qarkun Tiranës.

Lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të politikanit dhe bankiert të njoihur shqiptar e ka dhënë guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Në lidhje me vdekjen e ish-deputetit të PD-së ka reaguar edhe Presidenti Meta, i cili e ka quajtur atë si një njeri të rrallë dhe se vdekja e tij është e një humbje e madhe dhe e paparashikueshme.

Ish-deputeti i PD-së, Bedri Çollaku humbi jetën sot nga Covid-19. Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore Çollaku u dërgua në Turqi për kurim ku dhe humbi jetën. Lajmin e hidhur për vdekjen e tij e ka dhënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

(I.A/kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike nderron jete bedri collaku nderron jete bedri collaku

Sondazh

Poll