Politike

Ndodhet në Turqi duke u kuruar për Covid-19, deputeti shqiptar nga reanimacioni i kërkon falje djalit të tij: Ndjesë që nu

20 Dhjetor 2020, 11:32 Nga DOSJA
Ndodhet në Turqi duke u kuruar për Covid-19, deputeti shqiptar nga

TIRANË– Deputeti Andi Përmeti është në Turqi aty ku po kurohet nga Covid.

Përmeti i kërkon ndjesë të birit që nuk mundi të jetë dot me të në 1 vjetorin e tij, duke e cilësuar atë si forca më e madhe gjatë ditëve kur ka qëndruar në reanimacion. Ai ka edhe një falenderim që iu dha mundësia që në ditët në vazhdim djali i tij Abriel të vazhdojë të jetë në krahët e tij.

“Nje ndjese dhe nje falenderim! Ndjese bir qe nuk ja dola dot te jem me ty sot per 1-vjetorin tend, pavarsisht se cdo dite ne reanimacion mendimi qe ti do ishe ne krahet e mia, me jepte force dhe guxim per te vazhduar perpara. Por sot bir, trishtimin e te qenit larg teje ne kete dite, ma mbyt gezimi i fitimit te nje beteje qe ne nisje u konsiderua praktikisht e humbur. Nje fitore per te cilan i jam falenderues dhe mirenjohes ZOTIT, i cili me dha mundesine qe ne ditet ne vazhdim ti te jesh perhere ne krahet e mia. Gezuar Abriel. U befsh 100 vjec”, shkruan ai.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike andi përmeti andi përmeti

Sondazh

Poll