Aktualitet

John Belushi piu kokainë me Robert De Niro dhe Robin Williams, natën para se të vdiste

26 Prill 2019, 19:03 Nga DOSJA
John Belushi piu kokainë me Robert De Niro dhe Robin Williams, natën

SHBA- Shkrimtari Shawn Levy zbulon detaje tronditëse nga çastet e fundit të jetës të aktorit me origjinë shqiptare John Belushi në vitin 1982 në shtëpinë e tij.

Në librin e ri “Kështjella në Perëndim”, një përmbledhje e së cilës u publikua ekskluzivisht në “The Hollywood Reporter”, Levy gjurmon momentet e fundit të Belushit brenda hotelit Chateau Marmont, ku ai qëndroi gjatë javëve të fundit të jetës së tij.

Sipas Levy-t, aktorët Robert De Niro dhe Robin Williams ishin ndër të fundit persona që e panë Belushin gjallë, pasi ata ndaluan në orët e para të mëngjesit të 5 marsit në hotel për të “thithur disa viza kokaine”.

Levy kujton se një ditë më pas, De Niro telefonoi hotelin disa herë për t’u lidhur me komedianin që ishte në kulmin e karrierës së tij, por kur mësoi se ai kishte ndërruar jetë “hodhi telefonin në tokë dhe nisi të qante”.

Libri “Kështjella në perëndim” tregon momentet e fundit të Belushit me detaje të imtësishme, shumë prej tyre të pa zbuluara më parë.

Sipas Levy-t, Belushi e kontaktoi hotelin për herë të parë në 28 shkurt me qëllimin për të qëndurar aty deri sa të shkruante skenarin e një filmi të ri. Ai donte të realizonte një tjetër hit, pas suksesit të katër viteve më parë me komedinë “Shtëpia e Kafshëve”.

Por përdorimi gjithnjë e më i shpeshtë i drogës nga Belushi, e bëri atë të çrregullt. Ai ishte i rrënuar, askush s’mund ta ndihmonte”, shkruan Levy.

Burimi: Decider

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet john belushi kokaine robert de niro robin williams john belushi kokaine robert de niro robin williams

Sondazh

Poll