Aktualitet

Dy arrestimet për vrasjen e Bilalajve/ Deklarata e fortë e gazetarit Elton Qyno: Prokurorët dhe policia janë kërcënuar nga

26 Prill 2019, 18:55 Nga DOSJA
Dy arrestimet për vrasjen e Bilalajve/ Deklarata e fortë e gazetarit

TIRANË– Gazetari Elton Qyno i ftuar në “Repolitix” ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me arrestimin e dy prej tre autorëve të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Bilali. 

Sipas Qynos, ka pasur presione nga ana e politikës ndaj prokurorëve dhe policëve që po merreshin me zbardhjen e kësaj çështjeje. Gjithashtu Qyno ka zbuluar edhe rolët e personave në vrasjen e dy vëllezërve Bilali. 

“Ka pasur presione nga e politikës ndaj prokurorëve dhe policëve në Shkodër për të mos arrestuar tre autorët e dyshuar të vëllezërve Bilali. Pas një muaji Prokuroria ka kërkuar arrestimin e tyre. Ibrahim Lici ka qënë personi që ka qëlluar ndaj dy vëllezërve, ndër dy të arrestuarit e tjerë janë ndihmës. Njëri ka shërbyer si shofer, ndërsa tjetri ka shërbyer si informator për lëvizjet e personave.”

Ditën e sotme, u arrestuan Arsen Stojku 29 vjeç dhe Milslim Rama 23 vjeç, të dy banues në fshatin Mjedë të Vaut të Dejës. Ata u prangosën në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve Bilali në Shkodër.

Shtetasi Ibrahim Lici, 26 vjeç, është i dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë. Në kërkim është shpallur edhe shtetasi D.B., i cili akuzohet për veprën penale të “Përkrahja të autorit të krimit”.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ibrahim lici vrasja e vellezerve bilali ibrahim lici vrasja e vellezerve bilali

Sondazh

Poll